Sample media file: Report about theater last modified:
4/26/09

Use: early unit - country, region & city names, noun gender patterns; later chapter: evening entertainment

Transcripton:

 Këto ditë në skenën e teatrit Grek, Kapa,  në Athinë u ngjit ne skenë me sukses të madh nje shfaqje ndërballkanike. Është besa e vëllait te vdekur bashkë me vajin por dhe besën e perbashkët percillet mesazhi  i kulturës dhe i bashkëjetesës ne Ballkan. Korrespondenti ynë ne Athinë, Niko Anagnosti, bisedoi me regjizorin, me tri protagonistet si dhe me spektatorë. Pesëmbëdhjet vite hulumtimesh mbi elementin tragjjik në kulturën popullore bashkohore e çuan regjizorin Kanzaqis tek balada e njohur e shekujve VII-VIII, kur dihet sikurse na thote ai se vaji i shkon shumë për shtat ballkanit.

…Greek speaking…

Përveç kesaj, kjo përbën dhe një tribunë politike dhe shoqërore që tregon se popujt e ballkanit mund ti kapërcejnë divergjencat e tyre dhe të gjejnë elementë, pika dhe mite të përbashkëta, që të jetojnë me paqe dhe të zhvillohen në mënyrë krijuese - na thotë regjizori, që e cilëson të natyrshme dhe jo qëllim në vetvete mesazhin e veprës se tij.

…English speaking…

Neve jemi aktorë, jemi artistë që qëndrojmë në skenë të frymëzuar nga rrënjët e bukura te tragjedisë se lashtë greke—na thote actorja rumune me famë ndërkombtare Maya Morgenstern, për të theksuar se bëhet fjalë për një vepër te mirfilltë artistike—që me bëri të ndergjegjësojë se Ballkani ka rrënjë të thella dhe te gjithë jemi pjesë të nje gjëje të perbashkët të madhe. Vërtet, shpalosja e baladës së djalit të vdekur që ngrihet nga varri për t’i sjellë pas, sipas premtimit nënës tragjike, që mortaja i mori të tetë djemtë, vajzën e vetme të martuar larg po kthehet në një udhëtim në koloritin e pasur të traditës popullore, ku gërshetohen me qindra variante të poemës, vaje, anatema, këngë erotike dhe pagane, këngë dasme e kurbeti, si ajo “Përtej urës se Qabesë” apo “Moj e bukura more.”